Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një seri eseistike me shtatë vëllime rizbulon Ndre Mjedën
English

Një seri eseistike me shtatë vëllime rizbulon Ndre Mjedën

Nju Jork, 12 Gusht, NOA/Klajd Kapinova - Një seri eseistike me shtatë vëllime rizbulon Ndre Mjedën.

Libri i parë i këtij seriali “Mjeda 1 - Rinia (1866-1888) i kushtohet rinisë së Ndre Mjedës dhe aktivitetit të hershëm letrar e gjuhësor të tij”. Libri ka gjithsej 640 faqe të numëruara, me 2728 futnota, me 138 fotografi, spote, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, harta e ilustrime.

Në tre kapitujt e parë, të këtij libri autori skrupuloz dr.Mentor Quku, me një përkujdesje profesionisti, i jep rëndësi të dorës së parë gjenezës dhe botës së brendshme të Ndre Mjedës, fëmijërisë, familjes, mjedisit dhe shkollës.

Për më tepër, studiuesi dr. Quku, përkundet nga ideja se historia e Ndre Mjedës është përsëritje e përshpejtuar e historisë së fisit të tij. Katër kapitujt e tjerë; “Aventura franceze”, “Tre vjet nën diellin spanjoll”, “Tre vjet të tjera në Kroaci” dhe “ Në Itali”, sqarojnë bëmat e poetit tonë gjatë karuzelit të tij të madh, që u detyrua të bënte rreth e qark Evropës.

Një kapitull qëndror është ai i shtati, që biografi origjinal i mjedeologjisë ia kushton poezisë “Vaji i bylbylit”, si dhe problemeve shumë të diskutueshme: frymëzimit e mënyrës së të shprehurit poetik të Mjedës.

Vëllimi tërheqës mbyllet me kapitullin e nëntë “Viti i mbarë 1888”, vit kur Mjeda boton tre libra dhe ka në dorëshkrim shumë vepra të tjera. Ishte vetëm 22 vjeç, kur i pajisur me një inteligjencë të jashtëzakonshme, me një kujtesë fenomenale e një talent të rrallë, kishte arritur të bëhej një nga artistët dhe poliglotët më të shquar të kohës. Brenda një kohe relativisht të shkurtë, Mjeda ishte bërë, në saj të talentit të tij të jashtëzakonshëm, një ndër shqiptarët më të njohur.

“Mjeda-2 Albanologu” (1888-1899)

Vëllimi ndahet në nëntë pjesë. Libri ka gjithsej 642 faqe të numruara, me 1048 futnota, me 203 fotografi, spote, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, harta e ilustrime. Pjesa e dytë dhe e tretë i kushtohet poezive të Cremonës, që u hartuan nga Mjeda gjatë katër viteve shkollore në Kolegjin De Vida, ku ai ishte profesor muzike dhe bibliotekar: Malli për atdhe, Shtegtari, Uzdaja pa dobi, Meyerling, si dhe dy poezitë kushtuar mikut Pal Moretit. Pastaj vijnë tre pjesë që i kushtohen periudhave kur Mjeda jetoi, studioi dhe krijoi në Krakov, Gorizie dhe Kraljevica.

Një vend të veçantë zënë letërkëmbimi Mjeda-Meyer, i cili na jep informacione të shumta dhe interesante lidhur me kontributet e Mjedës në fushat e studimeve albanologjike. Gjithashtu jepen vlerësime shkencore lidhur me poezitë relike të Mjedës: Gjuha shqipe, Iliri dhe Epiri, Nji shoqit t’em qi kthete në Shqipni, I tretuni.

Kapitujt shtatë dhe tetë i kushtohen angazhimit të Mjedës me studime të karakterit albanologjik, si dhe lidhjeve të tij me rrethet shkencore të kohës, sidomos me albanologun më të madh të shekullit XIX, Gustav Meyer. Mjeda, ka mbledhur dhe ka përgatitur për botim proverba, shprehje proverbiale shqipe, këngë lirike, humoristike, historike, si dhe legjenda gege. Të gjithë këto u botuan me emrin e Meyerit në Studime shqiptare VI, Viene, 1897, për shkaqe oportuniteti të rrethanave të kohës. Me interes janë kërkimet që bën Quku për të gjetur Fjalorin Etimologjik të gjuhës shqipe.

Vëllimi voluminoz mbyllet me pjesën e nëntë, që hedh dritë lidhur me problemin e largimit të Mjedës nga jezuitët dhe për etapën e kthimit të Mjedës në atdhe në atdhe, në pranverën e vitit 1899.

“Mjeda-3 libri i parë Alfabeti” (1899-1912)

Ky vëllim ka si objekt periudhën e kthimit të Mjedës në atdhe deri në Shpalljen e Pavarësisë dhe i kushtohet ndihmesës së Mjedës për alfabetin e gjuhës shqipe. Hulumtuesi pasionat Dr. Mentor Quku, gjatë gjithë shtrirjes së veprës në fjalë i provon me dokumente dhe silogjizma bindëse punën këmbëngulëse njëzetvjecare të Mjedës për një alfabet shkencor dhe praktik për të gjithë shqiptarët dhe në mënyrë të veçantë rolin e tij të shquar në punimet e Kongresit të Manastirit. Libri ka gjithsej 680 faqe të numruara, me 970 futnota, me 160 fotografi, spote, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, harta e ilustrime. Për një shekull kjo ngjarje madhore kombëtare, u manipulua për shkaqe jashtëshkencore. Kongresin e Manastirit autori e quan prelud i Shpalljes së Pavarësisë, kuvendin më të rëndësishëm të kohëve moderne, ku u realizua ëndrra e shumë brezave të shqiptarëve, pajtimi dhe bashkimi politik i tyre.

Autori Dr. Quku, përmes një metodike thellësisht shkencore, ka dhënë një version të ri mbipunimet e Kongresit të Manastirit. Ai ka provuar se secili nga delegatët shkoi në Kongres si dalëzotës i një alfabeti të caktuar dhe se të gjitha rrugët për kompromis, që u provuan ditët e para të punimeve dështuan. Ky vëllim provon punën e madhe që bëri Mjeda ynë, për alfabetin e njësuar të gjuhës shqipe, se ai ka qenë i aftë të falë punën e tij shumëvjeçare si dhe të ndryshojë qëndrimin e tij, sa herë që këtë gjë ia kanë kërkuar interesat madhore të kombit. Kështu ndodhi në ditën e 20 nëntorit 1908, kur Mjeda bëri kthesën e madhe në momentin e fundit, kur po shihej qartë dështimi i Kongresit të Manastirit. Mjeda, tërhoqi alfabetin e tij me shenja diakritike, për afirmimin e të cilit kishte punuar intensivisht për njëzet vjet me radhë dhe punoi për një alfabet tjetër, alfabetin që kemi sot.

Hulumtuesi shkencor Dr. Quku, përmes gjuhës së fakteve historike, ka provuar rolin vendimtar prej negociatori të talentuar të Ndre Mjedës në këtë moment kthese. Studiuesi Mentor Quku ka provuar se alfabeti i Kongresit të Manastirit është alfabet kompromisi, një akt pajtimi për gjithë shqiptarët, është një zgjidhje politike.

Paraqet interes gjithashtu kapitulli i fundit i librit me titull: “Pas Manastiri”, i cili tregon se si, në prag të Pavarëisë, Ndre Mjeda u marrtirizua nga xhonturqit për shkak të pjesëmarrjes dhe rolit shumë aktiv të tij në Kongresin XII Ndërkombëtar të Orientalistëve në Hamburg, në Kongresin e Manastirit 1908, si dhe për transkriptimin e teksteve shkollore shqipe në alfabetin e ri unik për të gjtihë shqiptarët, alfabetin e Manastirit.

“Mjeda-3 libri i dytë Liria (1899-1912)”

Në këtë vëllim autori ndriçon jetën dhe veprën shumëpërmasore të Ndre Mjedës, (përjashto ndihmesën për alfabetin e gjuhës shqipe). Libri ka gjithsej 766 faqe të numruara, me 1087 futnota, me 136 fotografi, spote, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, harta e ilustrime. Në këtë vëllim, Dr. Mentor Quku hedh dritë mbi veprën e poetit gjatë jetës së tij në vende të ndryshme, ku e solli puna të shërbente si famullitar, administrator, sekretar, mësues. Në krye të këtij libri, autori sqaron me dokumente e analiza periudhën katërvjeçare të Vigut të Mirditës ku shërbeu si famullitar (1899-1902). Më tej ai e ndjek fatin e Mjedës në Rubig, Nënshat, Kodhel, Dajç të Zadrimës, Grash, për të përfunduar në Kukel.

“Mjeda-4 Identitet”

Libri hedh dritë mbi etapën e katërt biografike të poetit (1912-1925), që përshin shërbimet e tij si famullitar, si mësues, si deputet, si asamblist, si koordinator. Libri është i pajisur me një aparat shkencor të dendur, me skica, harta, tabela, grafikë, spote, fotografi, fotokopje, frontespice, çka flet për metodën shkencore të autorit, i cili bën krahasime, çel debate, të ngre teza e hipoteza, bën analiza e provokime shkencore. Libri ka gjithsej 634 faqe të numruara, me 923 futnota, me 96 fotografi, 5 spote, 66 fotokopje dokumentesh, 6 grafika e pasqyra, 4 harta e ilustrime.

Vepra e re ndriçon me dokumenta e analiza të hollësishme jetën e Dom Ndre Mjedës, në mes të Shpalljes së Pavarësisë së Shtetit shqiptar (28 nëntor 1912) dhe Shpalljes së Republikës së Parë shqiptare (2 mars 1925). Libri tenton të theksojë përpjekjet e shqiptarëve për të formatuar identitetin kombëtar dhe të personazhit kryesor të librit, Dom Ndre Mjedës, për të ruajtur identitetin personal.

“Mjeda-5 Gjuhëtari”

Në periudhën e fundit jetësore, (1925-1937), Mjeda pati një përkushtim të veçantë ndaj veprimtarisë shkencore, letrare, gjuhësore, asketike e pedagogjike. Libri ka gjithsej 733 faqe të numruara, me 801 futnota, me mbi 200 fotografi, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, harta e ilustrime. Në vitet 1925-1929, Mjeda jetoi i mbërthyer në famullinë e tij në Kukel, realisht i dënuar që të mos lëvizte jashtë famullisë.

Në vitet 1930-1937, Mjeda punoi si profesor i gjuhës shqipe në Shkodër, duke mbajtur njëkohësisht edhe postin zyrtar si famullitar i Kuklit. Ai gëzoi përkrahjen dhe nxitjen e një reformatori të madh, siç ishte Gjenerali i Përgjithshëm i Jezuitëve, Ëladimir Ledohoësky. Mjeda do të merret kryesisht me studime gjuhësore, si edhe me botime të kësaj natyre, me vëllime të veçanta ose me artikuj problemorë e kritikë. Për këtë edhe do të rigjallërojë letërkëmbimin me shumë albanologë të huaj, miq e dashamirë, nxënës dhe dishepuj të tij të shumtë. Kjo fazë do të karakterizohet nga një intensitet i lartë i angazhimeve të tij të shumta. Megjithëse thuajse i vetmuar dhe i zhgënjyer në planin kombëtar e atë social, ai do të punojë fort deri në fund të jetës.

Një ndër projektet e tij të vjetra ishte ngritja e një akademie letrare shqiptare. Mbas përfundimit të ciklit të akademive të kohëve të kaluara që ai krijoi ose punoi, (Shoqëria Agimi, KLSH) ai i rizgjoi planet e tij, duke themeluar në Shkodër shoqërinë letrare Shën Jeronimi. Në kuadrin e kësaj shoqërie letrare, Mjeda do të botojë disa vepra kryesisht të autorëve të vjetër shqiptarë.

“Mjeda-7 Bashkëkohësit”

Libri ka gjithsej 494 faqe të numruara, me mbi 290 fotografi, spote, fotokopje dokumentesh, grafika e pasqyra, skica, harta e ilustrime. Tek ky vëllim, autori përmes gojës së bashkëkohësve të Mjedës, hyn thellë në zemrën e ngjarjeve dhe të jetës së poetit, për të ia paraqitur publikut lexues në mënyrë që gjithçka të shfaqej në vërtetësinë, e me dritë-hijet e veta.

Libri na ka paraqitur një Dom Ndre të dalur prej përshtypjeve e mendimeve të një morie njerëzish të cilët kanë patur rastin ta njihnin në jetë. Ky ka qenë nji shestim krejt i posaçëm i autorit.

Pjesën më të madhe të tekstit, të përfaqësuar prej intervistave, e plotëson më në fund riprodhimi i disa shkrimeve kushtuar Dom Ndreut në trajtën e portreteve, kujtimeve e të njoftimeve të nxjerruna prej autorësh e veprash të ndryshme të të gjitha kohëve.

Autori premton që brenda vitit të na japë vëllimin Mjeda-6, Bibliografia, do na ofrojë aparatin ku është mbështetur monografia. Me perjashtim te vellimit Mjeda-1 që ka si redaktor Selami Tabakun dhe korrektor letrar Paulin perjen, të gjithë vëllimet e tjera të serise kanë redaktor studiuesin e onomastikës Dr. Jusuf Shpuza dhe korrektor letrar Palokë Rrotanin. Libri është përpunuar në Studio grafike Vizion me udhëheqës Meritan Spahia.

k.k/NOA

KOMENTE