English

Një shqiptar kapet duke trafikuar breshka të rralla që ruhen nga konventat BE-SHBA

Palermo, 12 Gusht 2010 NOA – Tre breshka të rralla të cilat gëzojnë mbrojtje të posaçme nga rregulloret e Bashkimit Evropian dhe konventa të tjera ndërkombëtare, janë kontrabanduar në Itali nga një qytetar shqiptar, me rezidencë në Monza, raporton bashkëpunëtori i agjencisë NOA.

Bëhet fjalë për tre breshka të species nën mbrojtje botërore, “Testudo Graeca” dhe “Hermanni” të cilat siç shihni në foto, janë sekuestruar nga policia italiane.

Zbulimi i breshkave u bë në portin e Palermos nga Guardia di Finanza.

Bëhet e ditur se breshkat e rralla që kanë vlerë disa mijëra euro, ishin fshehur në makinën e një shtetasi tunizian dhe bllokimi i tyre u bë pasi makina kishte dalë nga anija "Zeus Palace" e cila kishte mbërritur në portin italian të Palermos, nga Tunizia.

Ekzemplarët që mbrohen nga BE dhe Konventa e Uashingtonit, hynë në Itali pa asnjë certifikatë dhe leje-kalimi dhe në mënyrë ilegale po i dorëzoheshin një shtetasi shqiptar.

Breshkat janë dërguar menjëherë në repartin e mbrojtjes së kafshëve, “Cites del Corpo Forestale”.

Policia tha se gjatë kontrollit të imët që iu bë mjetit të tunizianit, u gjetën dhe 6.5 kilogramë cigare e ardhur dhe ajo kontrabandë.

Shtetasi shqiptar që priste “mallin”, është tashmë nën akuzë për dhunim të konventave ndërkombëtare që ndalojnë trafikimin e kafshëve dhe amfibëve nën mbrojtje të posaçme.

a.r/NOA

KOMENTE