Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shkodër, kapet rreth 12 kg drogë në makinë, arrestohet drejtuesi i automjetit
English

Shkodër, kapet rreth 12 kg drogë në makinë, arrestohet drejtuesi i automjetit

Shkodër, 12 gusht, NOA – Rreth 12 kg Cannabis Sattiva janë kapur sot në orët e para të mëngjesit nga policia e Shkodrës.

Sipas informacioneve nga kjo polici, lënda narkotike prej 11.2 gr, e dyshuar si Cannabis Sattiva u gjet, në një qese plastmasi me ngjyrë rozë, gjatë kontrollit të automjetit me targë SH 8792 C, që drejtohej nga 25 vjeçari Bledar Mezini.

Lënda narkotike u gjet gjatë kontrollit të ushtruar nga policia në këtë automjet, në orën 02.30 pas mesnatës së sotme, kur automjeti i Bledar Mezinit, po kalonte në lagjen “Tom Kola” të qytetit të Shkodrës.

Pas gjetjes së bimëve narkotike policia ka vënë në pranga 25 vjeçarin Bledar Mezini, lindur dhe banues në lagjen “Ahmet Haxhia”, në Shkodër.

Materialet në ngarkim të Mezinit, për mbajtje të lëndëve narkotike iu kaluan për hetime të mëtejshme, Prokurorisë së Shkodrës.

mit/NOA
KOMENTE