Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Xhirime të një filmi erotik në ballkonin e një pallati, fqinjët vihen në siklet
English

Xhirime të një filmi erotik në ballkonin e një pallati, fqinjët vihen në siklet

Sanremo, 13 Gusht NOA/ Rid Bulku - Dukej një pasdite si gjithë të tjerat, deri në momentin që në katin e një pallati të një ndërtese në Matuzia, të Sanremos, ekuipazhi i një filmi erotik, vendosi të bëjë disa xhirime në ballkon.

Për të gjithë banorët e ndërtesës, të cilët vunë re një aktore bionde së bashku me partnerin e saj, u ngjall kureshtje dhe kënaqësi, ndërsa të tjerët kanë ndjerë nevojën për t’u konsultuar me një avokat për të mbrojtur emrin e mirë të lagjes.

Aktorët, autori dhe regjisori ishin me origjinë ukrainase. Fabrizio Spigarelli, një avokat i intervistuar nga “Il Secolo XIX”, bëri të ditura disa detaje të tjera të kësaj ngjarje.

“Trupa e xhirimit ka kohë që qëndron në këtë banesë ku janë kryer dhe xhirime të mëparshme, por në këtë rast ishte vendosur një mbulesë e zezë, e cila mundësonte më shumë privatësi”, - tha ai. Megjithatë duhet theksuar se kishte dhe skena të cilat nuk ishin të mundura për t’u ndjekur edhe nga publiku.

Frika e të gjithë banorëve, në lidhje me këtë situatë të turpshme, ishte ajo e pranisë së minoreneve të cilët mund të asistonin në këtë ngjarje.

Në ueb ka mijëra filmime të skenave seksi që janë xhiruar në ambjente të hapura dhe si sfond janë zgjedhur ndërtesa, monumente dhe simbole që e karakterizojnë qytetin e zgjedhur.

r.b/NOA

KOMENTE