English

Aeroporti, me koncesion ndaj konsorciumit franko-turk

Prishtinë, 13 gusht, NOA - Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës që tani e tutje nuk do të administrohet më nga autoritetet e qeverisë së Kosovës, por do të jepet në formë koncesioni.

Kështu, qeveria e Kosovës ka nënshkruar kontratë me konsorciumin franko-turk “Limak-Lyon” për dhënien me koncesion të aeroportit kryesor të vendit, për zgjerim dhe aktivitet përmes tij gjatë një periudhe 20-vjeçare.

Nga ana e tij, ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj, tha se kjo është hera e parë që autoritetet kosovare nënshkruajnë një kontratë të tillë.

“Ky konsorcium do të modernizojë dhe zgjerojë ANP-në duke investuar mbi 100 milionë euro në infrastrukturën e re, përfshirë këtu ndërtimin e terminalit të ri me gjerësi 25 mijë e 31 metër katrorë, kullën kontrolluese, ndërtesat e ndërlidhura, platformën e re, si dhe investime tjera”, tha Limaj lidhur me një fakt të tillë.

Ndërkaq, kushtet e vëna ndaj ofertuesit të përzgjedhur “Limak-Lion” nga qeveria e Kosovës përfshijnë fillimisht transferimin e punonjësve të ANP-së tek operatori i ri, miratimi i dizajnit për terminalin e ri të aeroportit, si dhe përmbyllja financiare.

Ndërkaq, konsorciumi “Limak-Lion” i ofron qeverisë së Kosovës një mesatare prej 40 % të të ardhurave bruto, në këmbim të së drejtës për koncesion.

n.e/NOA

KOMENTE