Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekonomia gjermane po nxjerr Evropën nga kriza
English

Ekonomia gjermane po nxjerr Evropën nga kriza

Berlin, 14 gusht, NOA - Me ndihmën e eksporteve të forta ekonomia gjermane po e lë prapa krizën në kohë rekord.

Në tremujorin e dytë të këtij viti produkti i brendshëm bruto (PPB) në krahasim me tremujorin e parë është rritur me 2,2 %, bëri të ditur zyra federale e statistikave në Wiesbaden.

Një rritje e tillë ekonomike nuk është shënuar asnjëherë që prej ribashkimit të Gjermanisë, deklaruan specialistët e statistikave.

Kështu ekonomia më e madhe e BE-së ka marrë rolin e pararojës në rritjen në Evropë. Sipas të dhënave të autoritetit evropian për statistikat Eurostat në Luksemburg PBB në 16 vendet e eurozonës ka shënuar një rritje prej 1% në krahasim me tremujorin e parë të vitit.

NOA

KOMENTE