Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hapet terminali i ri i trageteve në Durrës, lehtësohet kalimi i mjeteve e udhëtarëve
English

Hapet terminali i ri i trageteve në Durrës, lehtësohet kalimi i mjeteve e udhëtarëve

Durrës, 14 Gusht, NOA - Sot në mbrëmje një pjesë e madhe e udhëtarëve që mbërrijnë ose largohen me tragete nga porti detar i Durrësit do të shfrytëzojnë për herë të parë vendkalimet e reja që sapo janë instaluar në pjesën perëndimore të sheshit në kuadër të investimit për ndërtimin e Terminalit të Ri.

Lajmi është bërë me dije nga burimet pranë Portit të Durrësit për agjencinë e Lajmeve NOA, sipas të cilave, marrëveshja e arritur mes Autoritetit portual të Durrësit dhe firmës ndërtuese synon të lehtësojë përpunimin ditor të mijëra udhëtarëve dhe qindra automjeteve që lëvizin veçanërisht gjatë sezonit veror me tragete nga Durrësi në drejtim të porteve të Barit, Ankonës dhe Triestes dhe anasjelltas.

“Përpunimi i udhëtarëve dhe automjeteve do të vazhdojë paralelisht si në pjesën tradicionale të sheshit ashtu edhe në zonën e re perëndimore ku janë instaluar gjashtë kabina për kontrollin kufitar të udhëtarëve dhe automjeteve si dhe ka përfunduar godina e kontrollit parësor në hyrje të sheshit. Pjesa e re garanton parametrat e sigurisë sipas standarteve ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin përkatës, lidhur me një fakt të tillë.

Duke shtuar se ditët e fundit, nën mbikqyrjen dhe mbështetjen e personelit inxhiniero-teknik të Autoritetit Portual kanë punuar për realizimin e këtij objektivi jo vetëm punonjësit e firmës sipërmarrëse “SCT dd Lubiana” por edhe specialistët e drejtorisë rajonale të policisë së kufirit dhe migracionit, ata të doganës, etj.

“Shfrytëzimi i pjesshëm i Terminalit të Ri të udhëtarëve do të fillojë të shtunën në mbrëmje më 14 gusht 2010 rreth orës 20.00 për të vijuar normalisht në ditët dhe javët e ardhshme. Gjatë fundjavës numri i udhëtarëve në hyrje dhe në dalje nga porti detar është 20-30 përqind më i lartë pasi një pjesë e trageteve kryejnë nga dy lundrime në ditë për të lehtësuar fluksin e madh të pasagjerëve dhe automjeteve”, thuhet në deklaratën përkatëse për shtyp.

Terminali i Udhëtarëve në portin detar të Durrësit po realizohet me një investim të përbashkët prej afro 15.2 milion euro nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe Qeveria shqiptare.

Ndërtimi i këtij Terminali është ndarë në dy faza, ku e para përfshin “Pjesën e Eksportit” që ndodhet në krahun perëndimor të Terminalit të trageteve, ndërsa e dyta përfshin “Pjesën e Importit”.

n.e/NOA

KOMENTE