Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kapet i ndaluari, dyshohet si autor i një plagosje në Laç
English

Kapet i ndaluari, dyshohet si autor i një plagosje në Laç

Lezhë, 14 gusht, NOA – Forcat e policisë së Lezhës kanë realizuar arrestimin në flagrancë të të kërkuarit Gazmend Lleshi, 30 vjeç, me banim në fshatin Dilbnisht të Kurbinit.

Ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se ndalimi i këtij personi u bë për arsye se prokuroria e Kurbinit ka urdhëruar ndalimin ndaj tij për veprat penale të “Plagosjes së rëndë me dashje në bashkëpunim”, “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “Kanosjes”, vepra këto të parashikuara nga nenet 88, 25, 278/2 dhe 84 të Kodit Penal.

Kjo pasi siç mësohet, ai dyshohet të jetë njëri nga autorët e ngjarjes së datës 11.03.2010 në qytetin e Laçit, ku është plagosur me armë zjarri i riu me inicialet K.Ll. dhe ka kanosur shtetasin me iniciale L.B.

Materialet në ngarkim të të lartpërmendurit iu kaluan prokurorisë së Kurbinit për veprime të mëtejshme proceduriale.

n.e/NOA

KOMENTE