Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kontrolli i makinave, hapet pika e re në Tiranë, Olldashi: I jepet fund korrupsionit
English

Kontrolli i makinave, hapet pika e re në Tiranë, Olldashi: I jepet fund korrupsionit

Tiranë, 14 gusht, NOA – Koalidimi i automjeteve do të ketë një qendër të re moderne në kryeqytet. Projekti i ndërtuar nga kompania “SGS Automotive Albania” pritet të vihet në funksionim të plotë më datën 6 shtator, duke u dhënë fund radhëve të gjata dhe problemeve në kontrollin e makinave në pikën ekzistuese.

Pika e re e kontrollit do të jetë në Prezë të Tiranës. Për ndërtimin e saj janë shpenzuar 3 milionë dollarë dhe sipërfaqja totale e sheshit së bashku me ndërtesën është 7 145 m2.

Sipas Ministrisë së Transporteve në këtë pikë janë parashikuar të 6 linja kontrolli për mjetet: 4 linja për automjetet e lehta dhe 2 linja për automjetet e rënda.

“Në këtë qendër të re, që do të jetë e gatshme për të filluar operimin më 6 shtator, do të ketë një ndryshim rrënjësor të cilësisë, të mënyrës dhe procedurave sesi i shërbehet klientëve, për të bërë të mundur që koha që ato shpenzojnë për të kryer kontrollin e detyrueshëm teknik, të jetë sa më e shkurtër dhe shërbimi të jetë sa më i mirë”, u shpreh ministri i Transporteve Sokol Olldashi sot gjatë inspektimit të punimeve.

Gjithashtu Ministri Olldashi në vijim të angazhimit për të ndjekur dhe mbikëqyrur përmbushjen e kontratës koncesionare nga subjektit koncesionar ‘‘SGS’’, theksoi se firma ndërtuese deri tani ka tejkaluar parashikimet e kontratës për investimet.

“Oferta e tyre me të cilën janë paraqitur në konkurrim dhe janë shpallur fitues ka qenë 560 milion lekë, ndërkohë që sot që po flasim investimet po shkojnë në rreth 670 milion lekë’’, u shpreh Olldashi.

Ministri ka folur dhe për ndërtimin linjave të tjera të kontrollit që po ndërtohen në gjithë vendin. Ai u shpreh se janë 31 linja të reja që po bëhen në të gjithë territorin e Shqipërisë.

Sipas tij këto linja “brenda një periudhe të shkurtër do ti ofrojnë qytetarëve shërbim cilësor, transparent dhe tërësisht të kompjuterizua në mënyrë që kontrolli i mjeteve nga një procedurë e bezdisur dhe shpesh herë korruptive, të shndërrohet realisht në një rutinë tërësisht teknologjike ku qytetari shërbehet dhe nuk torturohet’’.

Hapja e qendrës së re në Tiranë cilësohet si një prej pikave që do të sjellë cilësi dhe standarde më të larta, duke i njësuar ato me teknikën e vendeve të Bashkimit Europian.

NOA

KOMENTE