Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Media në Kroaci hedh dyshime për korrupsionin e kryeministrit
English

Media në Kroaci hedh dyshime për korrupsionin e kryeministrit

Zagreb, 14 gusht, NOA - Gazetarët e “Jutarnji lit” të Zagrebit kanë përllogaritur se nga buxheti i shtetit kroat gjatë kohës së sundimit të kryeministrit Ivo Sanader janë kaluar në llogari private 1.4 miliardë kuna, ose përkatësisht rreth 190 milionë euro.

Kjo është afërsisht shuma e cila është konstatuar në aferat e fundit korruptive.

Gazeta shton se këto janë vetëm aferat e zbuluara, ndërsa ato të pazbuluarat janë pothuaj dhjetëfish më të larta dhe kurrë nuk do të mund të dihet se vërtetë sa para ia ka vjedhur qytetarëve partia HDZ.

Mendohet se shumëçka do të zbulohet me arrestimin e Wolfganag Kulterer, ish-kryetarit të bordit drejtues të bankës Hypo Alpe-Adria-Bank (HAAB).

Në Kroaci pritet shumë nga hetimi i Kultererit, pasi mendohet se ai do të tregojë shumë për rolin e kryeministrit të parafundit të Kroacisë Ivo Sanader.

Edhe vetë Kulterer akuzohet në Austri për përvetësim dhe keqpërdorim të rreth 100 milionë eurove.

NOA

KOMENTE