English

Sherr mes të rinjve në Korçë, ndalohen dy

Korçë, 14 gusht, NOA – Dy persona janë ndalur dje për disa orë në Komisariatin e Policisë në Korçë pas një sherri ku kanë mbetur të plagosur lehtë dy të rinj. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Moglicë të Korçës.

Protagonistë të sherrit kanë qenë Gani Feta Mollaymeri, 22 vjeç, banues në lagjen 15 në Korçë dhe Myfit Hekuran Dulellari, 45 vjeç, banues në fshatin Lumaj të Komunës Moglicë në Korçë.

Sipas policisë dy personat kanë goditur me mjete të forta duke ju shkaktuar dëmtime të lehta trupore shtetasve, Albi Agush Beqiraj, 20 vjeç banues në fshatin Kopësh komuna Lozhan e Korçë dhe Ermal Flamur Lenja, 26 vjeç banues në Moglicë.

Pas denoncimit në polici, uniformat blu kanë shoqëruar në komisarit dy personat Gany Mollaymeri dhe Myfit Dulellari.

NOA

KOMENTE