Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptarët e Maqedonisë: Lufta e viti 2001, në librat e historisë
English

Shqiptarët e Maqedonisë: Lufta e viti 2001, në librat e historisë

Shkup, 14 gusht, NOA - Historianë shqiptarë, po edhe partia shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) kanë shfaqur nevojën se lufta e 2001-shit duhet të shkruhet nëpër librat e historisë të shkollave fillore dhe të mesme te nxënësit shqiptarë.

Sipas tyre kjo “luftë është pjesë e historisë e shqiptarëve dhe e gjithë popujve që jetojnë në Maqedoni” , shkruan sot Koha Ditore. Një reagim i tillë i shqiptarëve, bëhet pasi figura të caktuara të kulturës maqedonase, u futën në librat shkollorë të klasave fillore. Historiani Vebi Xhemaili thekson se në Fakultetin ku ai ligjëron këtë lëndë, “luftën e 2001-shit e ka futur si lëndë apo si temë të veçantë për studentët”.

“Mendoj se historia e 2001-shit, duhet të jetë në arsimin e mesëm dhe në atë fillor. Pa marrë parasysh rezultatet e saj pozitive apo negative, në fund bëhet fjalë për çështjen kombëtare, por më rëndësi është se ajo ngjarje ka ndodhur. Për rezultate nuk flasim, por është mirë që të shënohet dhe madje rinia shqiptare të dijë për këtë luftë, që mos të na ndodhë si dje në 98-vjetorin e Shkupit që është festë mbarëkombëtare të dalin vetëm dyzet veta, derisa kjo është festë e të gjithë shqiptarëve, prej Shkodrës deri në Preshevë, jo vetëm e Shkupit”, ka thënë Xhemaili, duke shtuar se historianët dhe politikanët nuk i dinë sa duhet festat kombëtare.

Ndërkohë, në partinë shqiptare në pushtet, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), vlerësojnë se gjithsesi që lufta e 2001 duhet të shkruhet nëpër librat e historisë, pasi kjo luftë është pjesë e historisë e shqiptarëve dhe e gjithë popujve që jetojnë në Maqedoni.

NOA

KOMENTE