Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Beogradi redukton rrogat e nëpunësve serbë në Kosovë
English

Beogradi redukton rrogat e nëpunësve serbë në Kosovë

Beograd, 15 Gusht, NOA - Që nga muaji i ardhshëm Serbia do të ulë rrogat e mijëra nëpunësve të shërbimeve civile në Kosovë për t'i barazuar ato me kolegët e tyre në Serbi. Njoftimi erdhi pas një vendimi gjyqësor, sipas të cilit, pagesa një rrogë e gjysmë për nëpunësit serbë që punojnë në institucione administrative të mbështetura nga Serbia bie ndesh me kushtetutën.

Gjykata Kushtetuese Serbe vendosi që serbët në Kosovë duhet të paguhen njësoj si kolegët e tyre në Serbi.

Beogradi që nga viti 2003 dyfishoi pagesat e 45.000 serbëve të Kosovës të punësuar në arsim, drejtësi dhe administratën publike me qëllim që t'i inkurajojë ata që të qëndrojnë në Kosovë. Në vitin 2008 qeveria serbe e uli këtë pagesë në një rrogë e gjysmë.

NOA
KOMENTE