Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fotografonte fëmijë të zhveshur, arrestohet 39-vjeçari
English

Fotografonte fëmijë të zhveshur, arrestohet 39-vjeçari

Romë, 15 Gusht NOA - Një person 39-vjeç banues në Marino, një provincë pranë Romës, punonjës në spitalin e zonës është arrestuar nga karabinierët në Grottaferrata dhe kjo me akuzën e prodhimit dhe posedimit të materialeve pornografike të fëmijëve. Personi në fjalë pasi arrinte të joshte fëmijët më pas u jepte atyre një akullore, duke i marrë në vende më të izoluara.

Hetimet janë në vazhdim për të zbuluar viktima të tjera. Policia gjithashtu po kërkon të kuptojë nëse ka pasur incidente të dhunës.

Ata të cilët dhanë sinjalin e parë të kësaj ngjarje ishin disa banorë të Grottaferrata, që raportuan në polici se shikonin shpesh herë fëmijët që udhëtonin në bordin e auto-veturës së një personi.

Kjo ishte nisma e hetimeve që çoi në ndalimin e 39 vjeçarit teksa po dilte nga një dyqan akulloresh në shoqërinë e një djaloshi. Në xhepat e tij dhe në shtëpi u gjetën CD dhe DVD, të cilat kishin si përmbajtje qindra imazhe pornografike dhe video të fëmijëve.

r.b/NOA

KOMENTE