English

“Leopardi i Artë” i jepet filmit kinez

Locarno, (Zvicër) 15 gusht, NOA – “Leopardi i Artë”, çmimi kryesor në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Lokarno i jepet këtë vit Kinës. Filmi artistik "Han Jia" (Pushimet e dimrit) i regjisorit Li Hongçi e bindi jurinë ndërkombëtare të drejtuar nga regjisori me origjinë nga Singapori, Eric Kho.

Filmi në bazë të përjetimeve dhe bisedave të adoleshentëve në kohën e lirë dhe në shkollë pasqyron realitetin në Kinës e sotme, realitet mes adaptimit dhe dëshirës për ndryshim.

Festivali i Filmit Locarno është një festival ndërkombëtar i filmit që mbahet çdo vit në qytetin e Locarnos në Zvicër që nga viti 1946.

Pas Kanës e Venecias dhe Locarno është Festivali i Filmit me histori më të gjatë. Karakteristika kryesore e festivalit është se prezantimi i filmave bëhet në ambient të hapur në vendin e quajtur Piazza Grande, i cili ka një hapsirë prej 8000 spektatorësh.

Filmat shfaqen në një ekran 26x14 metra.

NOA

KOMENTE