Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mungesa e ujit, banorët e Saukut bllokojnë rrugën Tiranë-Elbasan
English

Mungesa e ujit, banorët e Saukut bllokojnë rrugën Tiranë-Elbasan

Tiranë, 15 gusht, NOA – Rruga nacionale Tiranë-Elbasan është bllokuar për gati një orë nga banorët e zonës së Saukut në kryeqytet. Vendimi i banorëve të zonës ka ardhur si shenjë proteste ndaj mungesës së ujit.

Për më shumë 40 minuta banorët kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve që lëvizin në këtë rrugë kombëtare. Policisë i është dashur të ndërhyjë duke larguar disa prej automjeteve që banorët kanë vendosur në rrugë.

Banorët kanë deklaruar se prej dy javësh në këtë zonë është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm. Situata e krijuar ka bërë që banorët të marrin vendimin ekstrem.

Ata kanë kërkuar takime me drejtuesit e pushtetit vendorë për zgjidhjen e situatës së tyre dhe rikthimin e furnizimit me ujë.

NOA

KOMENTE