Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Një avion sportiv rrëzohet në Shkup
English

Një avion sportiv rrëzohet në Shkup

Shkup, 15 gusht, NOA - Një avion sportiv është rrëzuar dje pasdite në hapësirën në afërsi të aeroportit sportiv Stenkovec në Shkup. Nga kjo fatkeqësi, piloti dhe nxënësi i tij që po ndiqte orët e fluturimit kanë pësuar lëndime të rënda, të cilat janë shtruar për trajtim mjekësor në Qendrën emergjente në Shkup.

Sipas informacioneve të para, avioni është rrëzuar, pasi ka pasur difekt në motorr. Mirëpo, piloti 51 vjeçar Nebojsha.A, ka arritur që të bëj uljen e detyrueshme në afërsi të aeroportit sportiv.

Avioni i rrëzuar është i prodhimit çek dhe bën pjesë në kategorinë e fluturakeve ultra të lehta. Një klub sportiv i Shkupit po shfrytëzonte avionin për trajnimin e kandidatëve të rinj.

NOA/INA

KOMENTE