English

Rinis kampionati anglez, City zhgënjen në debutim

Angli, 15 Gusht NOA - Ka rinisur kampionati anglez i Premier League ku ndeshja e parë e cila i dha fillimin këtij kampionati ishte pikërisht ndërmjet Tottenham dhe Manchester City.

Kështu skudra e drejtuar nga Roberto Mancini nuk ka bindur në paraqitjen e saj të parë. Rezultati përfundimtar i kësaj sfide ishte po i njëjtë me atë që nisi ku rrjetat mbetën të paprekura, kjo falë dhe ndërhyrjeve të portierit të ri Joe Hart, i cili e shpëtoi City të paktën në pesë raste të pastra shënimi.

Më krahun tjetër mund të themi se Tottenham, u paraqit shumë më në formë dhe i gatshëm për eliminatoret e Ligës së Kampionëve. Për City, me kapiten Tevez dhe Balotellin në tribunë, nuk u krijua asnjë okazion goli gjatë 90 minutave.

Me pak fjalë, ndeshja hapëse e Premier League nuk dhuroi spektaklin e pritur nga të gjithë ku u mbyll me rezultatin 0 me 0 dhe me skuadrën e Roberto Mancinit, që vuajti gjatë gjithë lojës dhe hasi vështirësi në ndërtimin e lojës.

r.b/NOA

KOMENTE