Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksidenti, bie motorkarroja, vdes shoferi
English

Aksidenti, bie motorkarroja, vdes shoferi

Korçë, 16 gusht, NOA – Një 50 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur dje në fshatin Potgorie të Rrethit Korçë dhe viktima është Andon Bezati nga fshati Vreshtas.

Sipas policisë 50 vjeçari ka qenë duke drejtuar një motorkarro në fshatin Potgorie dhe si pasojë e një pakujdesie, mjeti me të cilin udhëtonte është përmbysur.

Gjatë përmbysjes mjeti i transportit të mallrave bujqësore e ka zënë atë nën vete. Goditja ka qenë fatale për 50 vjeçarin i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë veprimet hetimore në lidhje me shkaqet e aksidentit.

Sipas njoftimit të policisë aksidenti ka ardhur si pasojë e rrugës se keqe ku po kalonte automjeti, e cila ka qenë e pashtruar.

NOA

KOMENTE