Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Izraeli planifikon blerjen e 20 avionëve luftarakë amerikanë
English

Izraeli planifikon blerjen e 20 avionëve luftarakë amerikanë

Telaviv, 16 gusht, NOA - Izraeli planifikon blerjen e avionëve modernë, luftarakë amerikanë, në vlerë prej disa miliardash. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Ehud Barack ka miratuar blerjen e 20 avionëve luftarakë, konfirmoi një zëdhënës i Ministrisë së Mbrojtjes.

Në njoftimet e agjencive të lajmeve thuhet se çmimi i blerjes është rreth katër miliardë dollarë dhe do të financohet me ndihmën ushtarake të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Sipas deklaratave të ekspertëve ushtarakë, këta avionë luftarakë mund ta ndihmojnë Izraelin për të sulmuar edhe impiantet bërthamore iraniane.

Avionët luftarakë modernë, të cilët përdorin të ashtuquajturën teknikë e kapuçit magjik nuk kapen nga radarët e kundërshtarit.

NOA/DV

KOMENTE