English

Kubi i Rubikut, tashmë zgjidhet me 20 lëvizje

Studjuesit në Kent State University kanë treguar se çdo konfigurim i kubit historik mund të zgjidhet me 20 lëvizje. Për ta bërë këtë, ekipi i kryesuar nga matematikani Morley Davidson ka zhvilluar një algoritëm për zgjidhjen e 43 miliard miliardësh (43,252,003,274,489,856,000) të pozicioneve të mundshme të kubit. Programi u krijua në një mënyrë të tillë për t’i dhënë zgjidhje kubit në më pak se 20 lëvizje, duke gjetur një rrugëdalje që nuk kërkon më shumë se njëzet rotacione.

Në qoftë se tani merrni kubin dhe bëni 20 lëvizje dhe ende nuk e keni zgjidhur atëherë çdo rotacion ka qenë i gabuar.

Duhet theksuar gjithashtu se për të gjetur njëzet lëvizjet e çmuar, të algoritmit të Perëndisë (emri i vënë nga studiuesit) do të duhet fuqia e madhe informatike e kompjuterëve të Google-it.

r.b/NOA

KOMENTE