Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prifti: Më sulmojnë vetëm botuesit që marrin leje ndërtimi nga Rama
English

Prifti: Më sulmojnë vetëm botuesit që marrin leje ndërtimi nga Rama

Tiranë, 16 gusht, NOA – Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti deklaron se akuzat për pasurinë e tij vazhdojnë vetëm në ato media, botuesit e të cilave janë ndërtues që marrin lejet nga Kryetari i Bashkisë Edi Rama.

Deklarata e Priftit u bë sot gjatë një konference për mediat ku paraqiti të dhënat më të fundit për dhënien e konçensioneve. Duke ju përgjigjur pyetjes për verifikimin e pasurisë, Prifti u shpreh se çështjen ua ka lënë në dorë institucioneve.

“Janë vetëm dy gazeta që vazhdojnë refrenin e “Zëri të Popullit”, janë të dyja me pronar ndërtues dhe vazhdojnë refrenin e gazetës partiake të PS-së”, tha Prifti.

Duke u ndalur në akuzat që janë bërë nga PS-ja për pasurinë prej 1.5 milionë eurosh të deklaruar gjatë vitit që kaloi, Prifti u shpreh se është njoftuar nga Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive për nisjen e verifikimit të të dhënave të deklaruara.

“Inspektorati i Lartë i Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive ka filluar analizimin e deklarimeve të mia të pasurisë, unë mendoj se çdo njeri që respekton ligjin duhet të presë të flasin institucionet e shtetit”, u shpreh ai.

NOA

KOMENTE