Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sulmon policinë me bombë dhe tenton grabitje valute, zhduket autori në Durrës
English

Sulmon policinë me bombë dhe tenton grabitje valute, zhduket autori në Durrës

Sukth, Durrës, 17 Gusht 2010 NOA – Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje me fillesa në qytezën e Sukthit për të vijuar më pas në rrugët nacionale që e lidhin atë me Durrësin, pas një sulmi me bombë dhe përpjekjes për grabitje të një personi që iu zhduk kapjes së mundshme nga policia.

Korrespondenti i agjencisë NOA raporton se në orët e vona të pasdites, një person i cili nuk është identifikuar ende, ka shkuar në rrugën qendrore të qytetit të Sukthit dhe është ndalur në një pikë këmbimi valutor.

Atje përmes kërcënimit se do të shpërthente një granatë ofensive që kishte në duar, agresori ka arritur të realizojë një grabitje, por nuk është e qartë nëse ka arritur të përfitojë ndonjë shumë parash.

Në ikje e sipër, mesa duket nuk e ka pasur fort të lehtë sepse agresori ka hapur zjarr me armë duke lëshuar disa plumba, një prej të cilëve i shkaktoi plagë në trup një taksisti aty pranë që gjendej jashtë automjetit të tij.

Burime policore thanë se taksisti M.Meta, u dërgua në spital për mjekim ku mjekët thanë se nuk paraqet rrezik jete.

Pak orë më vonë, pasi që policia e sinjalizuar nga pronari i Exhange – H.S, ka kërkuar ndihmë, nisi hetimet dhe marrjen e dëshmive nga dëshmitarë të mundshëm.

Njëkohësisht policia ekzekutoi bllokimin e qytetit me postblloqe për të mundësuar rrethimin dhe lokalizimin e agresorit.

Ndërkohë, rreth orës 10.30 të mbrëmjes së sotme, në rrethana ende të paqarta, agresori është përballur me forca policore dhe në përpjekje për t’i shpëtuar një prangosjeje të mundshme ka kërcënuar se bomba që mbante në dorë do të aktivizohej dhe gjithë ç’ishin aty rrotull rrezikoheshin seriozisht për jetën.

Në këto kushte, forcat policore janë tërhequr pjesërisht duke i krijuar të dyshuarit një hapësirë të mjaftueshme që ai të vraponte dhe duke përfituar edhe nga errësira, të arratisej duke i humbur syve të tyre.

a.r/NOA

KOMENTE