Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
UNMIK, pro bisedimeve Prishtinë-Beograd për çështje teknike
English

UNMIK, pro bisedimeve Prishtinë-Beograd për çështje teknike

Prishtinë, 16 gusht, NOA – Ndërsa Serbia këmbëngul të rikthejë bisedimet me Kosovën për statusin e saj, dhe Kosova nga ana tjetër thotë se është e gatshme të bisedojë me Beogradin vetëm për çështje teknike të interesit reciprok të dy vendeve, janë forcat e Kombeve të Bashkuara, UNMIK që janë ofruar të gatshëm për mbështetjen e bisedimeve.

Këtë deklaratë për të ndërmjetësuar në bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit e ka bërë sot, zëdhënësi i UNMIK-ut, Rasëll Giki.

Giki tha në një deklaratë se UNMIK-u i përkrah bisedimet për çështjet teknike, skundër këmbëngulin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe BE-ja.

Por, zyrtari ka thënë se natyra e këtyre bisedimeve varet pikërisht nga dy vendet respektive, Kosova e Serbia.

Zëdhënësi i UNMIK-ut ka bërë me dije se Kombet e Bashkuara e mbështesin rolin e Bashkimit Evropian sa i përket bisedimeve për perspektivën evropiane të rajonit, një perspektivë kjo e dëshiruar nga Serbia, por që sikundër janë shprehur zyrtarët e lartë të BE-së, s’mund të realizohet pa respektuar shtetësinë e Kosovës.

mit/NOA
KOMENTE