English

I vodhi varësen e floririt 7 vjeçarit, arrestohet adoleshenti

Laç, 17 gusht, NOA – Policia e Laçit ka arrestuar një 17 vjeçar me akuzën e vjedhjes. Adoleshenti me inicialet A. L në bashkëpunim me një shokun e tij G. N kanë zgjedhur një fëmijë 7 vjeçar për ti marrë varësen e floririt që kishte në qafë.

Sipas policisë, A. L e ka gjetur fëmijën duke duke luajtur dhe pasi e ka marrë me të mirë dhe përkëdhelur, i ka marrë nga qafa varësen që mbante.

Sipas policisë vjedhja e 17 vjeçarit është bërë në bashkëpunim me një tjetër të ri.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme “në afërsi të një lokali në lagjen nr.1 të qytetit Laç”.

A. L së bashku me E. Ç edhe ky 17 vjeç sipas policisë, “i kanë vjedhur duke e përkëdhelur, një varëse ari, të cilën e mbante në qafë, fëmijës me iniciale G N”.

Arrestimi i A. L është bërë mbrëmjen e djeshme ndërkohë që policia po punon për kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të tij. Akuza që rëndon mbi dy të rinjtë është ajo “Vjedhjes se kryer ne bashkëpunim”.

NOA

KOMENTE