English

Ndjekje penale për kryeplakun, u gjet drogë në fshat

Ziçisht, (Korçë) 17 gusht, NOA – Zbulimi i 20 rrënjëve hashash në një tokë të shpyllëzuar në fshatin Ziçisht të Korçës ka bërë që përgjegjësia ligjore të bjerë mbi kryeplakun e fshatit.

Kryeplaku i fshatit, Gjergji Kote, 50 vjeç është akuzuar nga forcat e policisë për shpërdorim detyre dhe në bazë të ligjit të miratuar pak kohë më parë nga qeveria. Pas verifikimit të të dhënave ndaj tij ka nisur ndjekja penale në gjendje të lirë, njofton Policia e Korçës.

Policia sqaron se nisja e procedurës penale është bërë “pasi gjatë një kontrolli të bërë në vendin e quajtur “Korija Perlicë” mbi fshatin Ziçisht është gjetur një parcele toke e shpyllëzuar ku ishin mbjelle 20 rrënjë bime narkotike të ngjashme me ato të Canabis Sattiva”.

Për 50 vjeçarin Kote materialet e policisë i kanë kaluar prokurorisë së rrethit dy ditë me parë dhe ai akuzohet për “Shpërdorim detyre”

NOA

KOMENTE