Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dhuna në familje në Shqipëri, OKB: Të përmirësohet Kodi Penal
English

Dhuna në familje në Shqipëri, OKB: Të përmirësohet Kodi Penal

Nju Jork, 18 gusht, NOA - Komiteti për Eliminimin e Diskriminimit ndaj grave dhe vajzave në Organizatën e Kombeve të Bashkuara publikoi rekomandimet e fundit për Shqipërinë në lidhje me të drejtat e grave, ku kërkohet ndër të tjera ndryshimi i Kodit Penal si dhe të merren më shumë masa për t’u ofruar ndihmë dhe rehabilitim viktimave të trafikimit.

Në këtë kuadër, OKB kërkon që Shqipëria të ndryshojë Kodin Penal në mënyrë që të kriminalizohen dhe procedohen të gjitha aktet e dhunës në familje.

OKB rekomandon, që edhe rastet kur një bashkëshort detyron bashkëshorten e tij, të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e kësaj të fundit, të përcaktohen si raste të dënueshme nga Kodi Penal.

Në lidhje me viktimat e trafikimit brenda vendit dhe jashtë tij, Komiteti i OKB-së kërkon nga Shqipëria që të marrë më shumë masa për t’u ofruar ndihmë dhe rehabilitim viktimave të trafikimit, si dhe që shteti shqiptar të bëjë më shumë për të vënë në funksion skemat e kompesimit financiar për këto viktima, skema që deri më sot rrallë janë zbatuar.

Ndër të tjera OKB rekomandon që të ndërmerren hapa konkretë ndërgjegjësues për të ulur numrin shqetësues të vetëvrasjeve, Shqipëria duhet të dokumentojë më mirë dhunën ndaj grave dhe të përmirësojë të dhënat në këtë aspekt, si dhe të ndërmerren hapa konkretë për të fuqizuar më shumë gratë e vajzat në mënyrë që të mbrohen efektivisht nga çdo lloj diskriminimi.

Komiteti për Eliminimin e Diskriminimit ndaj Grave konstaton me shqetësim numrin në rritje të grave të infektuara nga HIV/AID dhe kërkon nga qeveria shqiptare që të marrë masa për t’i dhënë fund stigmatizimit dhe paragjykimit të këtyre vajzave dhe grave mbartëse të virusit në fjalë.

Sipas rekomandimeve në këtë dokument gratë dhe vajzat e papuna, duhet të trainohen për të qenë të aftësuara për tregun e punës, ndërkohë që shteti duhet të krijojë mekanizma konkretë dhe funksionalë që të sigurojnë punësimin sa më të madh të grave dhe vajzave të cilat përbëjnë përqindjen më të lartë të të papunëve në Shqipëri.

Këto rekomandime u bënë të njohura nga OKB pasi anëtarët e këtij komiteti dëgjuan raportimin e qeverisë shqiptare në datën 23 korrik dhe raportin hije të shoqërisë civile mbi masat e marra në kuadër të Konventës për Eliminimin e çdo forme të Diskriminimit ndaj Grave (CEDAË), i përgatitur nga Koalicioni Shqiptar për Përgatitjen e Raporteve Alternative.

Në këtë dokument OKB ka përshëndetur disa hapa pozitivë të Shqipërisë në lidhje me implementimin e Konventës (CEDAË), por kërkon më shumë impenjim nga ana e shtetit dhe organizmave të tij sidomos për të ndalur dhunën në familje.

Sipas Komitetit të OKB-së, Shqipëria duhet të punojë, që brenda katër viteve të zbatojë këto rekomandime të OKB-së.

mit/NOA
KOMENTE