English

Gjenden gëzhoja plumbash në Himarë, e paqartë çfarë ka ndodhur

Himarë, 18 gusht 2010 NOA – Gëzhoja plumbash arme automatike janë gjetur mbrëmjen e sotme në Himarë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Burime zyrtare në Drejtorinë e Policisë Vlorë, konfirmuan për NOA se janë gjetur në orën 19.00 gëzhoja plumbash që dyshohet të kenë dalë nga armë zjarri të tipit “Kallashnikov”.

Nga hetimet del se gëzhojat e plumbave të gjetura në Himarë, kanë dalë pas qitjeje të kryer me Kallashnikov, për arsye dhe situatë ende të paqartë.

Por deri në këto minuta që raportohet nga vendngjarja, nuk ka asnjë dëshmi të konfirmuar nga banorë apo dëshmitarë të rastësishëm që të shprehen se ka ndodhur një shkëmbim plumbash me armë zjarri.

KOMENTE