Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta, ngushëllime homologut kinez për familjet e viktimave nga përmbytjet
English

Meta, ngushëllime homologut kinez për familjet e viktimave nga përmbytjet

Tiranë, 18 gusht, NOA – Zëvendëskryeministri, njëherësh Ministri i Punëve të jashme Ilir Meta ka përcjellë ngushëllimet e tij për Qeverinë, popullin mik kinez dhe familjet e viktimave të përmbytjeve dhe shirave të dendur në kantonin Zhouqu të provincës Gansu, ku kanë humbur jetën 700 vetë.

Në një letër drejtuar Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës Popullore të Kinës, Yang Jiechi, zoti Meta shkruan se “Me hidhërim të thellë mësova lajmin për pasojat tragjike të shkaktuara nga përmbytjet dhe shirat e dendura në kantonin Zhouqu të provincës Gansu, në veri perëndim të vendit Tuaj, nga të cilat kanë humbur jetën më shumë se 700 persona”.

“Më lejoni, që në këto momente të vështira dhe dhimbje të thellë për viktimat,

t’ Ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta Ju, Qeverisë Suaj, popullit mik kinez si dhe të ndaj me familjet e viktimave hidhërimin për humbjen e të afërmve të tyre”, vijon më tej letra e ministrit Meta.

Në mbyllje të letrës drejtuar homologut kinez, ministri i Punëve të Jashtme, Ilir Meta shkruan “Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, sigurimet e konsideratës sime më të lartë”.

mit/NOA
KOMENTE