Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nenadi, invalidi i luftës dhe Shaqa...
English

Nenadi, invalidi i luftës dhe Shaqa...

... ose takimi me mikun serb!

Nga Ilir Sefaj

Nuk ka asnjë dilemë. Është më se e ditur se në autobus, kafene, po edhe në vende të tjera publike mund ta takosh çdokënd. Nuk është për t’u habitur edhe nëse takon Nenadin, apo mikun e Invalidit të luftës, i cili përkundër plagëve që kishte marrë nga “fëmijët” e Nenadit, ndjen nostalgji për jaranin e moçëm.

E gjithë ngjarja u zhvilluan në autobusin urban në kryeqytet.

Invalidi i luftës me sa dukej kishte mësyrë shehrin, garant për të rregulluar ndonjë dokument në komunë, edhe pse për mendimin tim ishte zgjuar tepër vonë, ngase për punë të tilla, për një dokument fare të rëndomtë duhet pritur me orë të tëra në hollin e ndërtesës së komunës, dhe nëse sado pak dëshiron të mos ballafaqohesh me pritjen e mundimshme duhet që ora gjashtë e mëngjesit të të gjejë para ndërtesës së kësaj të fundit.

Megjithatë, kjo rrugë që kishte marrë ky Invalid nuk i shkoi huq, meqë as në ëndërr nuk e kishte parë se mund ta takonte Nenadin atë ditë, mikun e tij të vjetër! Nëse për asgjë tjetër, për mikun ia vlen një sakrificë e tillë, qoftë edhe nëse në komunë nuk kryen punën për të cilën je nisur.

Rëndom, ngjarjet e tilla ngazëlluese sikur është e përgatitur t’i prish diçka ose së paku t’ia zbeh vlerën e tyre të madhe që bartin në vete për subjekte të caktuara. Për sherr, atë ditë gëzim-takimi në autobusin në fjalë kishte qëlluar Shaqa.

Sikur ta dinte këtë Invalidi i luftës, sigurisht do të përmbahej dhe se paku do te fliste me një ton paksa më të ulët në gjuhën e jaranit të moçëm.

Megjithatë, taksiratit vështirë t’i iket!

Ajo bisedë plot mall që zhvillohej mes invalidit të luftës dhe Nenadit, ajo serbishte e urryer e cila ushtonte si uragan, sikur ngjallte tek të gjithë pasagjerët ndjenjën e viteve të para luftës, ku rëndom në vende publike qoftë edhe në autobus, dëgjohej vetëm gjuha serbe. Edhe pse ne shqiptarët ishim shumicë në Kosovë, ne flitnin fare pak atëbotë, ngase ashtu e lypte zakoni! Ajo bisedë plot mall, pra, ta kujtonte kohën kur ne shqiptarët ose flitnin me zë të ulët ose nuk flitnim fare, ngase çdo shkronjë shqipe tingëllonte e hidhur e papëlqyer për pushtuesin shekullor.

Dorën në zemër shumicës së udhëtarëve i kishte penguar ajo serbishte e cila tingëllonte më e urryer se kurrë atë ditë, mirëpo asnjëri nuk e kishte qelë gojën.

Shaqa nuk kishte mundur të përmbahej më; - fort koke përmallue për të bre! Iu drejtua Invalidit. Invalidi i cili siç dukej nuk ishte i tillë vetëm në trup, ngase për pikëpamjen time atij i mungonte diçka edhe në kokë, (ngase ato plagë që bartte me vete sikur nuk ia kishin zbehur nostalgjinë për jaranin e moçëm) u bë si i tërbuar, duke mos kursyer as sharjet më të rënda drejtuar Shaqës. Ndërsa në anën tjetër, Nenadi ma kujtonte episodin nga ‘Gjenerali i ushtrisë së vdekur’...(të Kadaresë) ku gjeneralit i cili vinte për të mbledhur eshtrat e ushtarëve të vrarë në dheun e huaj, i ishte mbushur mendja të kërcej në dasmën ku ishte edhe plaka Nicë, ku para shumë motesh po një gjeneral i asaj ushtrie të urryer kishte vrarë vajzën e saj.

Dhe ja ky episod...

E dini ç'mendoj? - tha gati me dinakëri, duke i afruar fytyrën priftit. - Kam qejf të ngrihem e të kërcej valle.

Prifti u mahnit.

- Seriozisht e keni? - Pse jo? Prifti tundi kokën me nervozizëm. - Unë nuk ju kuptoj sonte. Gjenerali u inatos.

- Mjaft më jeni qepur si një dado. Lërmëni të qetë, dreqi e mori. Nuk dua të më kontrollojë njeri. Dua të dëfrej.

- Ngadalë, - tha prifti. - Po na dëgjojnë. - Kur do të thyhet kjo traditë mizerabël që gjeneralët të jenë vazhdimisht nën kontroll? Prifti vuri dorën në ballë, sikur të thoshte: Ç'na polli tani. - Do të ngrihem, dhe pikë.

- Po ju nuk dini të kërceni, do të bëheni qesharak. - Unë s'bëhem qesharak. Këto janë valle të thjeshta. Pastaj, përpara kujt do të bëhem qesharak, përpara këtyre fshatarëve? Prifti përsëri vuri dorën në ballë...

Dhe përpara kujt të bëhej qesharak Nenadi?! Para Invalidit të luftës që kishte harrur plagët e marra, po nga ajo gjuhë të cilën e fliste me aq dashuri sot, kur ende nuk ka kaluar një dekadë nga lufta shkatërrimtare në Kosovë.

Nuk jam i prirë të nxis urrejtje të asnjë natyre, dhe jam pro shprehjes së lirë në cilën gjuhë të botës, megjithatë ditën në fjalë isha me Shaqën. Ngase mu kujtua shumëçka atë ditë. Mendova; mbase ndonjëri nga nipërit e Nenadit do të ketë gisht në vrasjen e Asllanit në lule të rinisë, e mixhë Azemit në vitet e tij të fundit të jetës mbase, në moshën kur nuk mund ta paraqiste as më të voglin rrezik për armikun e urryer. Apo dikush nga të afërmit e Nenadit do të kishte gisht në vrasjen e Lules e të Ajshes, në vrasjen e mijëra njerëzve të pafajshëm që humbën jetën në luftën e fundit në Kosovë. Me një fjalë shumëçka mu sill nëpër mendje atë ditë...

(*) Dërguar nga autori, pikëpamjet janë personale

KOMENTE