Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plumba “Kallashnikovi” pranë banesës së të ndjerit Aristotel Guma
English

Plumba “Kallashnikovi” pranë banesës së të ndjerit Aristotel Guma

Himarë, 18 gusht 2010 NOA – Gëzhoja plumbash arme automatike janë gjetur mbrëmjen e sotme në Himarë, raporton korrespondenti i agjencisë NOA.

Burime zyrtare në Drejtorinë e Policisë Vlorë, konfirmuan për NOA se janë gjetur në orën 19.00 gëzhoja plumbash që dyshohet të kenë dalë nga armë zjarri të tipit “Kallashnikov”.

Nga hetimet del se gëzhojat e plumbave të gjetura në Himarë, kanë dalë pas qitjeje të kryer me Kallashnikov, për arsye dhe situatë ende të paqartë.

Por deri në këto minuta që raportohet nga vendngjarja, nuk ka asnjë dëshmi të konfirmuar nga banorë apo dëshmitarë të rastësishëm që të shprehen se ka ndodhur një shkëmbim plumbash me armë zjarri.

Por në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së sotme, një media pranë minoritetit grek me seli në Himarë, raporton se dy automjete me shpejtësi të lartë, kanë përshkuar aksin rrugor nga Vlora për në Sarandë sonte rreth orës 19.00 dhe qëlluan tre herë me plumba në drejtim të banesës së të ndjerit Aristotel Guma.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore të cilat sekuestruan si prova materiale gëzhojat e dala nga arma e zjarrit.

Sakaq, ngjarja është përcjellë me shqetësim nga banorë të Himarës sepse disa prej tyre janë afruar te banesa e fam,iljes Gulma dhe po qëndrojnë momentalisht atje.

a.r/r.n/NOA

KOMENTE