Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Radha e gjatë e vonesa, masakrohet punonjësja e aplikimit për pasaporta
English

Radha e gjatë e vonesa, masakrohet punonjësja e aplikimit për pasaporta

Tepelenë, 18 gusht, NOA – Radhët e gjata në zyrat e aplikimit për pasaportat dhe kartat e identitetit kanë bërë që një qytetar ta humbasë durimin dhe të masakrojë me grushte dhe shkelma një prej punonjësve të kompanisë “Aleat”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur dje në qytetin e Tepelenës dhe autori është 30 vjeçari Kastriot Meta. Shkak i reagimit të tij të dhunshëm ka qenë fakti se punonjësja e kompanisë ka debatuar dy ditë më parë më të ëmën e tij për vonesën e shkaktuar në aplikimin për dokumentet e identifikimit.

Sipas hetimit, 30-vjeçari duket se nuk e ka duruar dot faktin që nëna e tij ka qëndruar për orë disa orë në zyrat e gjendjes civile ndaj dje rreth orës 14.00, ka shkuar në ambientet e Bashkisë Tepelenë dhe ka hyrë në zyrat ku bëhet aplikimi për pasaporta dhe karta identiteti.

Pas debateve të para me punonjësen e kompanisë “Aleat: shtetasen A. C nga Tepelena, Meta e ka fyer dhe e ka goditur atë me grushte dhe me shkelma duke i shkaktuar asaj dëmtime të rënda.

Policia sqaron se është dashur ndërhyrja e punonjësve të Bashkisë Tepelenë dhe më pas e Patrullës së Përgjithshme të Policisë së Komisariatit të Policisë Tepelenë, “për të izoluar këtë shtetas dhe mos lejuar më tej të godiste punonjësen e pasaportave e cila ishte në krye të detyrës”.

Shkaku i debatit ku më pas kaloi në dhunë fizike ishte se nëna e shtetasit Kastriot Meta një ditë më parë ka shkuar për të aplikuar për pasaportë ku ka debatuar me punonjësen e pasaportave për arsye të vonesës dhe për këtë ky shtetas shkoi për të sqaruar pasi pretendonte se nënën e tij e kishte fyer punonjësja e pasaportave.

Ndaj Kastriot Metës ka nisur ndjekja hetimore, per veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

a.r/NOA

KOMENTE