Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shpallet fajtor guvernatori që tentoi të shiste mandatin e Obamës
English

Shpallet fajtor guvernatori që tentoi të shiste mandatin e Obamës

Uashington, 18 gusht, NOA - Juria e ka shpallur fajtor ish-guvernatorin e shtetit Illinois, Rod Bllagojeviç për një pikë të akt-akuzës, raportojne sot, mediat amerikane.

Bllagojeviç përballej me 24 pika të akt-akuzës, përfshirë shantazh, komplot, mashtrim dhe përpjekje për nxjerrje të parave.

Akuzat e përfshinin edhe përpjekjen për të shitur mandatin në senat të Barak Obamës pasi u zgjodh President i SHBA-ve.

Juria e shpalli Bllagojeviçin fajtor për deklarata të rreme, por nuk arriti të marrë qëndrim unik për 23 pikat e tjera.

Gjykatësi Xhejms Zagel i dha prokurorisë kohë deri më 26 gusht 2010, që të vendosë nëse Bllagojeviç do të rigjykohet.

NOA/RFE

KOMENTE