English

Veriu i Kosovës, Bogdanoviç: Vendimi për ndaljen e vizitës, provokim politik

Beograd, 18 gusht, NOA – Pas ndalimit të hyrjes në kufirin e Kosovës dje të ministrit serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, ky i fundit e ka deklaruar këtë vendim të qeverisë së Kosovës si të papranueshëm.

Bogdanoviç theksoi se “ky vendim, me anë të të cilit ndalohet edhe vizita e tij e planifikuar për nesër në Kosovë, është “i prapranueshëm dhe paraqet edhe një provokim politik dhe lëvizje të re të njëanshme të institucioneve të Kosovës”.

Sipas Bogdanoviç qeveria e Kosovës nuk mund të ndalojë vizitat e zyrtarëve serbë në Veriun e Kosovës.

Lidhur me këtë deklaratë reagoi edhe zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi, i cili deklaroi se “vendimi i kryeministrit Thaçi, për ndalimin e vizitave të zyrtarëve serbë në Kosovë, do të “mbetet në fuqi deri në një vendim tjetër”.

Vendimi i dorës së ashpër të kryeministrit të Kosovë, Hashim Thaçi erdhi pas vizitës së ministrit të Brendshëm serb, Ivica Daçiç, i cili kishte kërkuar leje për një vizitë fetare në manastirin e Graçanicës, por që andej bëri deklarata politike, për statusin e Kosovës.

mit/NOA

KOMENTE