Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident i rëndë në Gjirokastër, plagosen 8 persona
English

Aksident i rëndë në Gjirokastër, plagosen 8 persona

Gjirokastër, 19 gusht, NOA – Drejtimi i makinës në gjendje të dehur është bërë shkak i një aksidenti me tetë të plagosur në qytetin e Gjirokastrës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 20.00 në hyrje të qytetit të Gjirokastrës, në vendin e quajtur “Mulliri i Babait”.

Në aksidentin e rëndë janë përfshirë tre makina. Ka qenë Agron Saraçi, drejtuesi i mjetit “Volsvagen Passat” me targa greke IZH 3625 ai që ka nisur serinë e përplasjes që ka sjellë dëmtimin e 8 personave.

37 vjeçari Saraçi, nga fshati Picar i Gjirokastrës, sipas policisë ka qenë në gjendje të dehur dhe ka tejkaluar normat e shpejtësisë. Në këtë moment ai ka goditur automjetin tip “Mercedes Benx” (Kamjoçinë” me targa KR 6895 A, që drejtohej nga 29 vjeçari Agron Rama nga Fushë Kruja. Në të njëjtin moment ai ka goditur dhe automjetin tip “Seat” me targa greke YXN 1051 që drejtohej nga 31 vjeçari Sokol Kazo, lindur dhe banues në Sarandë.

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur tre persona në automjetin tip kamjoçinë, drejtuesi dhe dy pasagjerë nga Fushkruja që udhëtonin me të.

Ndërsa në makinën “Seat” janë plagosur drejtuesi dhe gjithë anëtarët e familjes së tij, gruaja Vojsava Kazo, 27 vjeç, si dhe dy fëmijët e tij vajza Ollga Kazo 7 vjeç dhe djali Angjelo Kazo 4 vjeç.

Sipas policisë në makinë ka qenë dhe vëllai i shtetases Vojsava Kazo, i cili është plagosur me lehtë se të tjerët.

Por megjithë numrin e madh të të plagosurve, sipas policisë, drejtuesi i automjetit që shkaktoi këtë përplasje nuk ka pësuar dëmtime dhe është shoqëruar për në ambientet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

“Pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore rezultoi se nga 8 të plagosurit , 4 prej tyre kanë pësuar dëmtime të lehta dhe pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore gjatë ditës së sotme do të dalën nga spitali , ndërsa 4 të tjerët konkretisht familja Kazo, është transportuar për në Janinë për trajtim më të specializuar me kërkesën e tyre, por sipas mjekut nuk kanë rrezik për jetën”, njofton Policia e Gjirokastrës .

Policia ka bërë arrestimin e Agron Sraçit për “Drejtimit të automjetit në gjendje të dehur “, si dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.

a.k/NOA

KOMENTE