Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Amerikanët zhvendosin anijet e mbytura në Portin e Sarandës
English

Amerikanët zhvendosin anijet e mbytura në Portin e Sarandës

Sarandë, 19 gusht 2010 NOA - E Ngarkuara me Punë e Sh.B.A. në Tiranë Deborah Jones ishte në Sarandë sot, për të marrë pjesë në një ceremoni që shënonte përfundimin e projektit të përbashkët të SHBA me Shqipërinë, për të zhvendosur mjete lundrimi ushtarake të mbytura në Portin e Sarandës.

Burime zyrtare nga ambasada amerikane i thanë agjencisë NOA se ceremonia u përcoll gjithashtu nga Zëvendësministri i Mbrojtjes Eqrem Spahia, Ministri i Turizmit dhe Kulturës Ferdinand Xhaferaj, zyrtarë të lartë ushtarakë si dhe stafi i anijes dhe autoritete të portit.

Jones theksoi rëndësinë e shtrirjes dhe zgjerimit të bashkëpunimit. Në vendin e ri ku u zhvendosën anijet ekuipazhi i anijes amerikane vendosi një pllakatë për të shënuar bashkëpunimin me Shqipërinë me këtë dedikim “Kjo gumë i dedikohet shqiptarëve nga Anija e Marinës së Shteteve të Bashkuara Grapple, e cila reflekton partneritetin dhe miqësinë mes Republikës së Shqipërisë dhe Sh.B.A.”

Anija GRAPPLE ka punuar bashkë me qeverinë e Shqipërisë në një projekt me kosto 1.5 milion dollarë për të nxjerrë dhe zhvendosur gjashtë anije, ndërmjet tyre gjuajtës të vegjël dhe silurusa, të fundosur në Portin e Sarandës në vitin 1997.

Anijet u vendosën rreth 10 km larg Portit ku dhe do të kthehen në gumë artificiale. Ky projekt i hap rrugën mundësisë për të zgjeruar më tej Portin e Sarandës. Anija arriti më 27 korrik dhe e mbaroi punën para afatit të përcaktuar.

r.n/NOA

KOMENTE