English

Banorët bllokojnë punimet e rrugës Levan-Vlorë

Vlorë, 19 gusht, NOA – Punimet e filluara nga një firmë ndërtuese në autostradën Levan – Vlorë, janë ndërprerë sot për shkak të protestës së banorëve të kësaj zone.

Banorët e fshatit Novoselë kanë bllokuar punimet dhe kalimin e makinave në rrugën ekzistuese, duke kërkuar nga autoritet vendore, ndërtimin e një mbikalimi, në rrugën që është dhe zona më e populluar me banorë.

Banorët u janë drejtuar dhe më parë autoriteteve për ndërtimin e kësaj vepre publike, duke argumentuar se mbikalimi do të shmangë aksidentet, që jo rrallë ndodhin dhe mund të bëhen në këtë aks. Por që gjithashtu do të shërbejë duke lehtësuar qarkullimin e banorëve,për në destinacione të ndryshme.

Është dashur ndërhyrja e policisë së zonës dhe autoriteteve vendore për të lejuar që punimet e firmës ndërtuese të vijojnë sërish.

a.k/NOA

KOMENTE