Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ekzekutimi në atentat i 22-vjeçarit Në Shkodër, mister autori
English

Ekzekutimi në atentat i 22-vjeçarit Në Shkodër, mister autori

Shkodër, 19 Gusht 2010 NOA Update – Vishet me mister vrasja e ndodhur sot pasdreke në qytetin e Shkodrës të të riut Elton Vukatana i cili ra viktimë i një atentati të pastër pranë banesës së tij.

Korrespondenti i agjencisë NOA, informon se Elton Vukatana, 22 vjeç, lindur e banues në qytetin verior, është qëlluar para disa minutash me armë zjarri, në lagjen e quajtur “Qaf-Hardhi”.

Viktima u qëllua me armë zjarri në momentet kur po dilet nga shtëpia dhe ra në tokë i përgjakur afër godinës ku banonte.

Nuk ka ende ndonjë të dhënë zyrtare për autorin e krimit dhe shkaqet e këtij atentati. Forca të shumta policore kanë shkuar në vendngjarje, por ende nuk ka informacion mbi autorësinë e krimit.

Policia nuk po konfirmon as dhe nëse ka pasur ndonjë dëshmitar dhe nëse janë gjendur të tillë, por gjithsesi, shumë njerëz po merren në pyetje.

Sakaq, hidhen dyshime se vrasja është kryer me një armë me silenciator.

r.d/NOA

KOMENTE