Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Incidenti Braçe, policia: Deputeti refuzoi të bëjë kallëzim penal, autori u la i lirë
English

Incidenti Braçe, policia: Deputeti refuzoi të bëjë kallëzim penal, autori u la i lirë

Tiranë, 19 gusht, NOA – Pas incidentit të paradites, kur një person qëlloi me pëllëmbë deputetin e Partisë Socialiste, Erion Braçe, reagon edhe Policia e kryeqytetit, e cila thekson se deputeti Braçe ka kërkuar të mos ndiqet ligjërisht rasti në fjalë.

Policia e kryeqytetit në një deklaratë për shtyp, tha se incidenti ndodhi sot paradite në sheshin “Skënderbej”, dhe pas një grindjeje të çastit 27 vjeçari Rigels Shehaj ka goditur me pëllëmbë deputetin socialist.

Policia në këtë kontekst sqaron se u morën menjëherë masat për të kapur dhe shoqëruar në mjediset e komisariatit të Policisë Nr.1 të Tiranës, autorin e goditjes, 27 vjeçarin Rigels Shehaj.

Por, sipas policisë, pas debatit, ka qenë vetë deputeti Braçe, i cili u paraqit në ambjentet e Komisariatit të Policisë Nr.1 dhe refuzoi që ky incident i rastësishëm të ndiqej ligjërisht, ndaj nuk depozitoi në dëm të autorit asnjë kallëzim penal.

Shërbimet e Policisë së Komisariatit të Policisë Nr.l të kryeqytetit morën në pyetje 27 vjeçarin dhe përmbyllën më pas veprimet e nevojshme procedurale, ndërkohë autori i goditjes së deputetit Braçe, u la i lirë.

mit/NOA
KOMENTE