English

Liga e Kampionëve: Bremeni fiton ndaj Sampdoria 3:1

Berlin, 19 gusht, NOA - Ekipi gjerman Werder Bremen ka hedhur një hap të madh në fazën e grupeve për Ligën e Kampionëve në futboll.

Në ndeshjen e mbrëmshme Bremeni fitoi ndaj ekipit italian Sampdoria Xhenova me rezultatin 3:1.

Ndeshja e kthimit zhvillohet të martën e ardhshme. Nga ndeshjet e tjera që u zhvilluan një ditë më parë u arritën këto rezultate: Ekipi rus i Zenitit fiton ndaj Okserit francez 1:0, Dinamo e Kievit barazon me Ajaksin e Holandës 1:1, Rozenborgu i Norvegjisë fiton ndaj ekipit danez të Kopenhagenit 2:1, Sparta e Pragës mundet nga ekipi sllovak i Zilinës 2:0, ekipi anglez Totenheim humbet nga ekipi zvicerian Young Boys 2:3.

NOA

KOMENTE