Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mima: Rama po betonizon Tiranën, u dha leje miqve në Parkun e Liqenit
English

Mima: Rama po betonizon Tiranën, u dha leje miqve në Parkun e Liqenit

Tiranë, 19 gusht, NOA – Partia Demokratike akuzoi sot kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Edi Rama se po betonizon pjesët e gjelbra të kryeqytetit. Deputeti i PD-së, Florion Mima, u shpreh se lejet e ndërtimit që janë dhënë në Liqenin e Tiranës janë marrë të gjitha nga njerëzit që janë afër kryetarit të Bashkisë.

Ndërkohë që sipas tij për subjektet e biznesit janë dhënë vetëm pak leje, dhe ato, në zona të parëndësishme.

Në emër të deputetëve të Partisë Demokratike në Qarkun e Tiranës, Mima u shpreh se nuk do të lejohet që në Tiranë të ndërtohet në mënyrë abuzive.

Ai u shpreh se Bashkia e Tiranës ka planifikuar që të betonojë 130 mijë m2 sipërfaqe në afërsi të Liqenit Artificial. Mima theksoi se të drejtën e ndërtimit e kanë marrë vetëm njerëzit e afërt të kryebashkiakut Rama. “Sipërfaqja shtrihet në afërsi të kodrave të Liqenit Artificial, Kopshtit Zoologjik dhe parkut të lodrave pranë Akuadromit. Aty përfshihet një sipërfaqe e studiuar për t'u betonuar prej rreth 130 mijë m2. Nga këto, mbi 90% u është akorduar njerëzve të afërt, madje shumë të afërt të kryetarit të bashkisë së Tiranës dhe, jo pa qëllim, një sipërfaqe fare e vogël, është rezervuar edhe për firma që nuk kanë lidhje me të”, u shpreh Mima.

a.k/NOA

KOMENTE