Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pas 7 vjetësh përfundon lufta në Irak, largohen trupat e fundit amerikane
English

Pas 7 vjetësh përfundon lufta në Irak, largohen trupat e fundit amerikane

Irak, 19 gusht, NOA, Rid Bulku - Pas shtatë vjetësh ka përfunduar dhe lufta në Irak. Trupat ushtarake të SHBA-së që kanë qenë prezent në Irak janë reduktuar.

“Misioni i luftës do të ndryshojë, por duke filluar vetëm nga 31 gushti kur brigada e mbetur do të kthehet në forcë asistente”, - bëri të ditur një burim nga Shtëpia e Bardhë. Brigada e fundit luftarake Stryker 4, është tërhequr nga Iraku në mbrëmje duke u drejtuar për në Kuvajt. Kështu reduktimi i trupave amerikane ka përfunduar në dhjetë ditë para afatit të bërë të ditur nga presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Lufta në Irak, e nisur nga 20 marsi i 2003 ka zgjatur rreth 7 vjet e gjysmë dhe në mënyrë virtuale mund të themi se ka përfunduar dhe pse, data zyrtare e saj është caktuar 31 gushti, që do të ndiqet me tërheqjen e 6 mijë ushtarëve të tjerë, ku si rrjedhojë në Irak do të mbeten vetëm 50 mijë.

Një luftë, ajo e Irakut, që u nis nga presidenti i SHBA-ve, George W. Bush, i bindur se Saddam Hussein ishte në zotërim të armëve shkatërrimtare në masë (që nuk u gjendën kurrë).

Një luftë, e cila solli dhe përçarje në Evropë, pasi Britania e Madhe ka luftuar përkrah SHBA-ve, ndërsa shtete të tjera si Franca ndoqën një rrugë krejt të kundërt duke mos pranuar të shkonin.

Bush kishte deklaruar përfundimin e luftës në muajin maj të vitit 2003, në diskutimin e famshëm të “Mission Acomplished”, në San Diego të Kalifornias.

Realisht, lufta vazhdoi dhe madje për një kohë të gjatë, ku solli një bilanc prej më shumë se 4 mijë ushtarë amerikanë që u ndanë nga jeta, me mijëra viktima irakene dhe një tension mjaft të lartë të gjendjes, gjatë periudhës 2006-2007.

Për t’i dhënë një stabilizim kësaj ngjarjeje duhej të prisnim deri në vitin 2007, vit i cili u shoqërua me ardhjen e gjeneralit David Petraeus, në krye të forcave amerikane dhe shumëkombëshe.

Në bazë të impenjimeve të marra nga Obama, trupat ushtarake amerikane të vendosura në Irak, që në një moment kishin arritur shifrën e 150 mijë të tillë, duhej të largoheshin nga ky vend në fundin e muajit gusht, ndërsa tërheqja e të gjithë trupave do të realizohet vetëm në fund të 2011.

Obama e mori këtë vendim për Irakun, si rrjedhojë e përforcimit, të impenjimit amerikan në Afganistan, një luftë tjetër e SHBA-ve, ku aktualisht trupat ushtarake amerikane dhe ato të NATO, janë në shifrën e 150 mijë.

r.b/NOA

KOMENTE