Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akuzat ndaj Rrahman Selmanllarit, paditet deputeti i PS Eduard Shalsi
English

Akuzat ndaj Rrahman Selmanllarit, paditet deputeti i PS Eduard Shalsi

Tiranë, 20 gusht, NOA – Debatet mes mazhorancës dhe opozitës nga selitë e partive politike do të kalojnë në sallat e seancave gjyqësore. Biznesmeni Rrahman Selmanllari, një prej emrave më të lakuar nga Partia Socialiste do të bëjnë kallëzim penal ndaj deputetëve të selisë rozë që kanë akuzuar atë.

Avokati i biznesmenti, Genc Gjokutaj, ka dorëzuar sot padinë në Gjykatën e Lartë, ndaj deputetit të PS-së, Eduard Shalsi, akuzuat që i ka bërë Selmallarin si “sekser i biznesve të familjes Berisha”.

Prej dy javësh deputetët e Partisë Socialiste kanë denoncuar në konferenca për shtyp afera korruptive, që sipas tyre faktojnë kapjen e shtetit.

Më datën 17 gusht, deputeti i PS-së, Eduar Shalsi, u shpreh se në aferën korruptive të dhënies me konçension të fushave naftëmbajtëse për bashkëshortin e deputetes së PD-së, Albana Vokshi, është përfshirë dhe Rrahman Selmanllari.

“Miku i ngushtë i djalit të kryeministrit dhe sekseri i interesave të biznesit të Shkëlzen e Sali Berishës, Rrahman Selmanllari dhe bashkëshorti Tartari i deputetes demokrate Albana Vokshi rezultojnë të jenë ortakë në një biznes, Vizion Construction, i cili ka si objekt të punës së tij tregtimin e karburanteve dhe vajërave lubrifikante që prodhohen duke shfrytëzuar pikërisht koncesionet e fushave të naftës dhe gazit natyror që i ka dhuruar Sali Berisha”, u shpreh Shalsi.

Ka reaguar mbrëmjen e sotme, Rahman Selmanllari për akuzat se njerëz afër Kryeministrit janë përfshirë në afera korruptive, pasi Eduard Shalsi tha se Berisha dhe njerëzit e tij të afërt të përfshirë në konçensionin që i është dhënë bashkëshortit të deputetes së PD-së, Albana Vokshi.

Por pas deklaratave të deputetit Shalsi, pak ditë më parë ka reaguar dhe biznesmeni Selmanllari. Në një deklaratë për mediat ai u shpreh se në biznesin e tij me Arian Tartarin nuk ka asnjë shkelje të ligjit.

“ Në lidhje me deklaratën e z. Shalsi të dhenë para mediave deklaroj se në përputhje të plote me legjislacionin në fuqi kam regjistruar kompaninë “Vision Construcion” se bashku me z.Arian Tartari” duke shtuar se “i vetmi institucion shtetëror me të cilin kjo kompani ka pasur dhe do të ketë marrëdhënie, është Bashkia e Tiranës e cila e ka shpallur si zone prioritare për zhvillim tokën me të cilën ne kemi lidhur kontrate me pronarët”, thuhet në deklaratën e tij.

a.k/NOA

KOMENTE