Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Baraj: E pritëm me kënaqësi padinë e Selmanllarit, gati të japim provat
English

Baraj: E pritëm me kënaqësi padinë e Selmanllarit, gati të japim provat

Tiranë, 20 gusht, NOA – Opozita është e gatshme të çojë provat që disponon në gjykatë për aferat korruptive të mazhorancës dhe njerëzve të saj.

Në reagimin për padinë që ngritur sot biznesmeni Rrahman Selmanllari ndaj deputetit Eduard Shalsi, deputeti i PS-së, Besnik Bare u shpreh, se do të kishin preferuar që në vend të tij të ishte familja që mbështet Selmanllarin.

“Të vetmen keqardhje që kemi është se përballja e kësaj here do të jetë me zotin Selmanllari, ndërkohë, që përballja në gjykatë duhet të ishte me ata që fshihen pas tij, familjen, që sot është në pushtet dhe që po e përdor pushtetin për të pasuruar vetveten në kurriz të shqiptarëve”, u shpreh Bare.

Bare deklaroi sakaq se seliz rozë do të paraqesë në gjykatë të gjitha provat që disponon. “Do të jetë në gjykatë përballja e të gjitha akuzave tona, për abuzimin me pushtetin, korrupsionin dhe konfliktin e interesit të Rrahman Selmanllarit dhe gjithë personave të tjerë që fshihen pas tij”, tha zoti Bare.

Sipas tij, socialistët po presin që t’i paraqesin gjykatës të gjithë dokumentet që disponojnë, të cilat ata ia kanë përditësuar me deklarata publike të gjithë shqiptarëve.

“Akuzat tona janë, jo vetëm të vërteta, por dhe të gatshme për tu provuar në gjykatë”, u shpreh deputeti socialist, duke nënvizuar se përballja në gjykatë tregon ndryshimin e madh mes socialistëve dhe përfaqësuesve të familjes në pushtet.

mit/NOA

KOMENTE