Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Qeveria do sigurojë biznesin me reforma të thella në vjeshtë
English

Berisha: Qeveria do sigurojë biznesin me reforma të thella në vjeshtë

Korçë, 20 gusht, NOA - Kryeministri Sali Berisha ka udhëtuar sot drejt Korçës, ku ishte një nga të ftuarit specialë në ceremoninë e inaugurimit të godinës së re të fabrikës së prodhimit të birrës “Korça”, qe tha se eshte një investim i biznesit privat me vlerë mbi 20 milionë euro.

Shefi i qeverisë, përgëzoi stafin drejtues të dhe punonjësit e kompanise, e para birrë në Ballkan, që ka fituar çertifikatën e tregtimit në tregun europian.

“Ky investim ka një rëndësi shumë të madhe për Korçën, sepse në hierarkinë e vlerave, simbolet janë më të çmuarat. Për një shekull, birra pothuaj është një nga simbolet më të arrira të këtij qyteti, të cilit shijet, kur u ndanë iu dhanë me bollëk”, tha kryeministrit.

Mandej zoti Berisha vijoi duke thënë, se “shqiptarët në Korçë kanë kurorën e shijeve të tyre dhe në këto shije, birra është një diamant që shkëlqen. Ky investim ka një rëndësi shumë të madhe dhe të rëndësishëm për vendin, si dhe birraritë e tjera të mëdha të Shqipërisë, të Tiranës, të Vlorës, të qyteteve të tjera”, theksoi në këtë ceremoni kryeministri Berisha.

Sipas zotit berisha, tregu shqiptar, duke mbetur gjithnjë i hapur për të gjitha prodhimet europiane dhe botërore, gjithnjë e më shumë furnizohet me prodhimet e vendit, nga të cilat në distancë janë absolutisht më të mirat në Europë dhe më gjerë.

Andaj tha kryeministri, “dua të falënderoj bankat për besimin që kanë treguar, të cilat kanë bërë të mundur realizimin e këtij investimi të mrekullueshme, të kësaj fabrike, e cila 5-fishon prodhimin e birrës në qytetin e Korçës dhe do të bëjë të mundur jo vetëm një zgjerim të madh në tregun shqiptar, por edhe eksportin e saj në vendet e tjera, një birrë që ka fituar e para në Ballkan, çertifikatën europine të tregtimit në të katër anët e Europës”.

Kryeministri e konsideroi këtë investim një dëshmi të gjallërisë së ekonomisë shqiptare, dhe duke iu referuar prodhimeve në vend gjatë 2010-ës, zoti Berisha nënvizoi se “në vitin 2010 janë shënuar nga zhvillimet më të mëdha dhe më pozitive në vend, rritja me 70 përqind e eksporteve “Made in Albania” dhe është tejkaluar me 27 pikë, për lehtësitë në regjistrimin e biznesit, mesatarja e vendeve më të zhvilluara, anëtare të OECD-së”.

Shefi i qeverisë, Berisha, është ndalur gjatë fjalës së tij edhe në krijimin e një klime të favorshme për investimet vendase dhe të huaja, duke siguruar se në këtë drejtim, qeveria do të vazhdojë ta mbështesë biznesin dhe investimet private, me reforma të thella që do të ndërmerren edhe gjatë kësaj vjeshte.

“Kudo në vend bëhen investime shumë serioze dhe cilësore, por ndihem i kënaqur dhe i lehtësuar, sepse kjo qeveri ia ka dalë të krijojë një mjedis, më miqësorin në Europë dhe botë, për bizneset,” u shpreh kryeministri Berisha nga Korça.

mit/NOA

KOMENTE