Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Falsifikoi certifikatën e gjendjes gjyqësore për vizë në Slloveni, arrestohet
English

Falsifikoi certifikatën e gjendjes gjyqësore për vizë në Slloveni, arrestohet

Podujevë, (Kosovë) 20, gusht, NOA - Një person është arrestuar dje në Podujevë pasi ka falsifikuar certifikatën gjyqësore duke hequr prej saj dënimin që i është dhënë më parë. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet B. Megjuani, 22 vjeç.

“Ky person është arrestuar sepse ka kryer vepër penale falsifikim të dokumentit zyrtarë. Dyshohet se ka bërë falsifikimin e vërtetimit mbi të kaluarën kriminale të lëshuar nga Policia e Kosovës dhe ka tentuar qe të njëjtin ta legalizoj në Ministrinë e Punëve të Jashtme në Prishtinë me qëllim të aplikimit për vizë sllovene”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës .

Personi është arrestuar dhe policia po heton për përfshirjen e personave të tjerë në këtë vepër penale.

a.k/NOA

KOMENTE