Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hyseni: Njohjet e Kosovës do të vijnë në vjeshtë
English

Hyseni: Njohjet e Kosovës do të vijnë në vjeshtë

Beograd, 20 gusht, NOA – Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni ka paralajmëruar sot se tani në vjeshtë sovranitetin e Kosovës së pavarur do ta njohin një numër i madh vendesh.

Sipas Hysenit, i cili citohet në gazetën beogradase “Alo”, se ka paralajmëruar se njohjet do të vinin menjëherë pas opinionit të GJND-së, njohjet e reja do të vijnë në vjeshtë, kur pritet edhe mbledhja e Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, në 14 shtator.

Analisti ser, Dushan Janjic, theksoi se shumë shpejt vendet që do njohin Kosovën do të jenë Egjipti dhe pas tij disa vende të Amerikës Latine, mandej ato evropiane.

Sikundër përflitet Greqia do të jetë e para nga pesë vendet e BE-së, që do të njohë pavarësinë e Kosovës, pikërisht brenda 2010-ës.

Sipas analistit serb, “Vendet e tjera që ende s’e kanë njohur Kosovën, do ta njohin pas votimit të rezolutave që do të miratohen në favor të Kosovës.

Vetë ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, gjatë dy javëve të fundit, sikundër bëjnë me dije mediat serbe ka zhvilluar rreth 50 takime me diplomatë për të siguruar mbështetjen për rezolutën e Serbisë, ku kërkohen bisedime të reja lidhur me statusin e Kosovës, rezolutë të cilën do ta shqyrtojë OKB në shtator.

Edhe vetë Presidenti serb, Boris Tadiç u ka dërguar argumentet kundër Kosovës, liderëve të 55 vendeve, me qëllimin që rezoluta serbe të miratohet në 14 shtator në OKB.

Por, përtej rrugëtimit serb kundër Kosovës, aleatët e saj, SHBA, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe vetë autoritetet e shtetit të ri, kanë bërë të çmos për të bllokuar rezolutën serbe në OKB, bllokim që ka ardhur edhe përmes presionit mbi vendet, që nuk kanë njohur pavarësinë.

mit/NOA

KOMENTE