Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parandalohet në minutat e fundit një vrasje në Elbasan, arrestohet një person
English

Parandalohet në minutat e fundit një vrasje në Elbasan, arrestohet një person

Elbasan, 20 gusht, NOA – Policia e Elbasanit ka shmangur në minutat e fundit një vrasje gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Endri Gumi është ndalur nga uniformat blu në tentativë për të vrarë një tjetër qytetarë. Sipas informacioneve paraprake, Gumi ka qenë duke shkruar në një qendër interneti për të vrarë pronarin e saj, Fatos Gjeli.

Policia ende nuk ka bërë konfirmimin e arsyeve që kanë detyruar Gumin për të marrë vendimin ekstrem, por sipas informacioneve paraprake, mendohet se bëhet fjalë për motive të dobëta dhe disa debateve që dy personat kanë pasur mes tyre.

Policia tha se Endi Gumi është ndalur në momentin që ka pasur një pistoletë në dorë dhe me të do të ekzekutonte pronarin e qendrës së internetit në qytetin e Elbasanit.

Sipas dëshmitarëve ka qenë pronari i vet qendrës së internetit, Fatos Gjeli ai që mendohet se ka njoftuar policinë, pasi një natë më parë ka pasur debate me dy personat e arrestuar.

Dy të rinjtë, Endri Gumi dhe Fatos Gjeli janë shoqëruar në Policia e Elbasanit dhe janë duke dhënë versionin e tyre për ngjarjen.

a.k/NOA

KOMENTE