Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Akuzat për betonizimin e Liqenit Artificial, një lojë për të tërhequr vëmendjen e opinionit
English

Rama: Akuzat për betonizimin e Liqenit Artificial, një lojë për të tërhequr vëmendjen e opinionit

Tiranë, 20 gusht, NOA – Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryetari i Bashkisë së Tiranës i ka dhënë përgjigje edhe pyetjes mbi zonën e ndërtimit që pritet të betonizojë edhe Liqenin Artificial të Tiranës, e vetmja zonë e gjelbër e kryeqytetit shqiptar.

Kryebashkiaku Rama, nga karrigia e kryetarit të opozitës, deklaroi se këto akuza të ditëve të fundit janë një lojë e mazhorancës, me qëllimin e vetëm të tërheqë vëmendjen e publikut për ta zhvendosur atë nga hallet e përditshme dhe papërgjegjshmëria e qeverisë.

Kryebashkiaku Rama e ka cilësuar në këtë kontekst çështjen e betonizimit të Tiranës, “një temë që tanimë është e dalë boje si s’ka më keq, tema e të ashtuquajturave, leje të ndërtimit. Temë, për të cilën ne kemi fituar çdo proces deri në Gjykatën Kushtetuese dhe temë mbi të cilën është ngritur një mal akuzash për të penguar njerëzit, që të fokusohen tek përgjegjësitë e vërteta dhe tek përgjegjësit e vërtetë”.

“Nuk ka asgjë më të keqe, e asgjë më kohë humbëse sesa kjo lojë, për të gjithë opinionin publik”, tha zoti Rama.

Sipas tij, bashkia i është përgjigjur të gjitha këtyre akuzave në mënyrën më të drejtë, duke i kthyer menjëherë në padi penale dhe civile.

“Ne ua kemi lenë të akuzuarve të zgjedhin vendin ku do t’i provojnë këto, për të mos ushqyer pikërisht atë telenovelë, që vihet vazhdimisht përpara syve të opinionit, në një lojë balte, akuzash, shpifjesh dhe sigurisht përgënjeshtrimesh e kështu me radhë”, nënvizoi kreu i Bashkisë së Tiranës.

Zoti Rama, si kryetar i Partisë Socialiste dhe si i pari i Bashkisë së kryeqytetit, garantoi se “jemi të gatshëm, që të provojmë të kundërtën dhe në të gjitha rastet e deri sotme jemi ballëhapur përpara opinionit publik për faktin e thjeshtë se nuk ka një rast të vetëm, ku të jetë zhvilluar një proces që nuk e kemi fituar, shembull Gjykata Kushtetuese dhe jo vetëm njëherë dhe nuk ka një rast të vetëm ku këta zotërinj, të kenë dhënë të paktën një provë për gjithçka thonë”, përfundoi shefi i opozitës, Edi Rama.

mit/NOA

KOMENTE