Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sejdiu dekoron kolonelin amerikan Lansing E. Dickinson
English

Sejdiu dekoron kolonelin amerikan Lansing E. Dickinson

Prishtinë, 20 gusht, NOA - Presidenti i Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu dekoroi sot kolonelin e pensionuar amerikan, Lansing E. Dickinson, me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë, për kontributin e tij të veçantë dhënë në ngritjen dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), njofton kabineti i presidentit.

“Kolonel Lansing E. Dickinson ka dhënë kontribut të veçantë në procesin e përmbylljes së suksesshme të misionit të TMK-së, si dhe në ngritjen dhe zhvillimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai, me një përkushtim të madh profesional dhe njerëzor, punoi në ngritjen e të gjitha kapaciteteve të FSK-së sipas standardeve më të larta të NATO-s", tha në arsyetimin e tij presidenti Sejdiu, duke shtuar se propozimi për dekorimin e kolonelit Dickinson ka ardhur nga bashkëpunëtorët e tij në FSK dhe nga Ministria e FSK-së.

NOA

KOMENTE